Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të jetë e paqëndrueshme. Prej më shumë se dy javësh, ai ndodhet i shtruar në spital me diagnozën e pneumonisë bilaterale. Së fundmi, burime bëjnë me dije se Papa Françesku ka kaluar një krizë të fortë me frymëmarrjen e cila çoi në përkeqësim të papritur të gjendjes së tij respiratore.

Ai u trajtua me aspirim bronkial dhe ventilim mekanik jo-invaziv, duke pasur një përgjigje të mirë ndaj trajtimit.
Mjekët po vlerësojnë gjendjen e tij dhe kanë nevojë për 24-48 orë për të përcaktuar nëse ka pasur dëmtime të tjera në gjendjen e përgjithshme. Aktualisht, Papa është koshient dhe mbetet i shtruar në spital për tu stabilizuar plotësisht.

Gjatë ditëve të fundit, Vatikani kishte raportuar përmirësime të lehta, por ende kërkohen ditë të tjera për të vlerësuar plotësisht prognozën e tij.