Kanye West dhe Bianca Sensori po divorcohen pas tre vitesh martesë. Lajmin e ka konfirmuar edhe dikush i afërt me reperin. Të dy janë ndarë ditët e fundit dhe të gjithë po raportojnë se kërkesa për divorc është vetëm çështje kohe.

Sipas Daily Mail, e cila publikoi historinë, përçarja në marrëdhënien e çiftit filloi në natën e Grammy dhe arriti kulmin pas shpërthimit antisemitik të reperit në X/Twitter. Bianca Sensori mori vendimin të distancohej nga Kanye West, duke i dhënë fund gjithë situatës toksike dhe manipuluese që ishte krijuar mes tyre.

Siç raportohet, Bianca Sensori do të marrë 5 milionë dollarë nga Kanye West si kompensim, pas ndarjes së tyre. Të dy e kishin bërë këtë marrëveshje verbale dhe tani mbetet për t’u parë nëse do të mbahet. Tani për tani, 30-vjeçarja është ende duke qëndruar në rezidencën luksoze të Yeezy në Los Angeles, por nuk dihet nëse Kanye West është me të. Shumë raportojnë se këngëtari, pas çmimeve Grammy dhe prishjes së lidhjes së tyre, u kthye në Japoni, ku kaloi pothuajse të gjithë vitin e kaluar, duke qëndruar në hotele.