Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha sot e “elita perëndimore” po përpiqet të prishin dialogun e ri midis Uashingtonit dhe Moskës. “E kuptoj se jo të gjithë janë të kënaqur me rifillimin e kontakteve ruso-amerikane. Elita perëndimore është e vendosur të ruajë jostabilitetin në botë. Këto forca do të përpiqen të prishin ose kompromentojnë dialogun e ri që ka filluar”, tha Putin në një takim në Agjencinë e Sigurisë së Rusisë.

“Duhet ta marrim parasysh dhe të përdorim të gjitha mundësitë e diplomacisë dhe shërbimeve speciale për të parandaluar këto përpjekje dashakeqëse”, shtoi presidenti rus. Putin tha gjithashtu se Perëndimi ka filluar të shembet “nga brenda”, duke thënë se kjo dëshmohet nga problemet ekonomike të shumë vendeve perëndimore.