Në një konferencë për gazetarët, Sali Berisha, foli mbi protestën e radhës, duke e cilësuar atë si një ngjarje të veçantë. Ai theksoi se, ndryshe nga protestat e mëparshme, kjo do të jetë një demonstrim i fuqishëm në shesh. Sipas Berishës, strategjia dhe hapat që do të ndërmerren do të bëhen të ditura në momentin e duhur. Ai la të kuptohet se protesta do të ketë një qasje të ndryshme, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes masive të qytetarëve.
“Kjo nuk është protesta e parë.
Kam qenë edhe në të tjera, por kjo është e veçantë.
Kjo është një protestë tjetër, është një protestë në shesh. Ato ishin protesta me veprime. Skenari nesër do shpallet plotësisht se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona”, tha Berisha.
“Nuk ka vend dhe popull të qytetëruar që të pranojë, të tolerojë një kryeministër që i lejon vetes një jetë të shfrenuar si Edi Rama.
Të mendosh se meqë je kryeministër të takon të shpenzosh 20 mln euro me avion në dispozicion, në një kohë kur një mori vendesh për kryeministrat përdorin linjat e pasagjerëve, do të thotë se je i shkëputur kryekëput nga realiteti.
Të blesh 5 mln euro vazon, instilacionin sikur të ishte pronë e Surrelit, do të thotë se nuk ke asgjë, asnjë ndjesi për vuajtjet, problematikën që kanë qytetarët e tij. Do të thotë që je i papranueshëm për ta. Kjo është e vërteta. Është në dorën e qytetarëve, por nëse qytetarët nesër thonë se, nuk e durojmë dot më, Sali Berisha i mbështet ata plotësisht. Ky duhet të kishte dhënë dorëheqjen që të nesërmen. Më thoni, a hodhi poshtë ndonjë akuzë? Asnjë. I nxori altoparlamentët e tij, duke thënë se, ka qenë dhe ky zëvendës i tij. Ai nuk e tha që nuk kam qenë zëvendës i tij. Ai tha kam qenë zëvendësi i tij dhe kam parë, këto e këto. Disa prej tyre ishin me dokumente. Kjo ishte mbrojtja që bëri Edi Rama.
Edi Rama i ka bërë të gjitha këto, po ka qenë dhe ai. Ai tha mos e kanabizo Shqipërinë, ky nuk pyeti. Çfarë ti thuash atij. Ky bëri një shërbim shumë të madh vendit, ua them unë qytetarëve. Po mo, ka qenë zëvendës kryeministër, nuk mohon. Po zv.kryeministër por ai ishte një akt pendimi, ndaj po ju them”, vijoi Berisha.