Juventusi fitoi 4-1 ndaj Empolit, një sukses me përmbysje për bardhezinjtë, që për 60 minuta ishin në dizavantazh. Ai që nisi përmbysjen e skuadrës së Juventus ishte sulmuesi Kolo Muani, që shënoi dy gola.

I ardhur në merkaton e janarit, sulmuesi 26-vjeçar francez tha: “Ne morëm tre pikë të rëndësishme dhe jam shumë i lumtur për dy golat, sepse synimi i ekipit është të vazhdojë të fitojë”.

Duke folur për ardhjen e tij te Juventusi, ku në dy ndeshje ka realizuar tri gola, ai tha: “Është e pabesueshme, është fantastike të jesh këtu. Nuk e kisha imagjinuar një start të tillë këtu. Ne fituam, por duhet të vazhdojmë ta ruajmë këtë ritëm edhe më tej. Është e rëndësishme që të marrim tri pikët edhe në takimin e radhës”, u shpreh Kolo Muani.