Ka rezultuar një natë makthi për Chelsean transferta e Brighton për javën e 25 të Premier League. Skuadra londineze është mposhtur me rezultatin 3-0 në një ndeshje që ishte pothuajse inekzistente në fushë. Mitoma zhbllokoi shifrat me një supergol në minutën e 27, duke shtruar rrugën drejt fitores.
Pa u mbyllur pjesa e parë Minteh dyfishoi rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë i njëjti autor do të vuloste shifrat përfundimtare. Me këtë humbje Chelsea rrezikon të humbasë vendin e 4 që të siguron pjesëmarrjen në Champions League, ndërsa pas disfatës trajneri i londinezëve Enzo Maresca është shprehur se ‘kjo ishte paraqitja më zhgënjyese e Chelseas këtë sezon’.
Te fitoret, edhe pse me shumë vështirësi, është kthyer Bologna. Skuadra e trajnerit Italiano, pas barazimit me Leccen që ndërpreu eceurinë pozitive, ka mposhtur 3-2 me përmbysje Torinon. Ndoye zhbllokoi shifrat para se miqtë të barazonin me Vlasic, ndërsa në pjesën e dytë shqiptari i Maqedonisë së Veriut Eljif Elmas e dërgoi rezultatin në 1-2.
Bologna nuk u dorëzua dhe pasi barazoi me golin e dytë personal, përmbysi rezultatin falë një autogoli në minutën e 90. Me këtë fitore, Bologna e cila ka një ndeshje më pak, po tenton të arrijë vendin e 4 në Seria A edhe pse aktualisht është 4 pikë larg.