“Napoli është një klub i madh. Unë jam duke punuar shumë për t’u rikthyer në formën time më të mirë. Së shpejti do të jem në gjendje të shpreh veten time më të mirë përsëri dhe të bëj një ndryshim për të ndihmuar ekipin.”
Ishin fjalët e Noah Okafor, anësori i ri i Napolit që foli në Radio Crc. Ish-lojtari i Milanit, i cili erdhi në formë huazimi, ndjen presionin për t’u rikthyer në formë sa më shpejt të jetë e mundur, pas dëmtimit që do ta mbajë Neres jashtë për rreth një muaj.
“Po punoj shumë në stërvitje. Për mua, – tha Okafor sot, – është diçka e re për momentin, kështu që është e vështirë, por unë jam i bindur se është ajo që më duhet: të stërvitem fort çdo ditë dhe të kapërcej kufijtë e mi.
Së shpejti do të kthehem në nivelin tim më të mirë. Napoli është një ekip që vrapon shumë, ku të gjithë mbrojnë dhe sulmojnë së bashku: Unë mendoj se kjo është pika e fortë e lojës së tyre, bazuar në mënyrën se si stërvitemi”.
Okafor debutoi për disa minuta të dielën e kaluar kundër Udineses pa lënë gjurmë: “Kur punon mirë në stërvitje, – shpjegon ai, – dhe shtyn fort, atëherë shprehesh mirë edhe në fushë.
Skuadra më priti shumë mirë. Lojtarët janë të gjithë të motivuar për të punuar shumë, ka një atmosferë të mirë. Mendoj se nëse vazhdojmë kështu mund t’i arrijmë objektivat”.
Për rolin e tij, zvicerani 24-vjeçar shpjegoi: “Unë mund të luaj si anësor, – tha ai, – si në të djathtë ashtu edhe në të majtë dhe si sulmues qendror. Kam luajtur edhe pranë një sulmuesi të vetëm dhe me dy sulmues. Për karakteristikat e mia, pozicioni që preferoj është ai i krahut të majtë, sepse aty mund të përdor të gjitha cilësitë e mia dhe të bëj diferencën.”
Okafor komentoi edhe ndalimin e Neresit: “Sigurisht, – tha ai, – është një gjë negative kur ndodh një dëmtim, por ne kemi cilësitë për të kompensuar këto mangësi. Duhet të përgatitemi mirë, siç dëshiron trajneri dhe të jemi gati për të fituar”.