Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku zhvilloi një vizitë në një biznes në Allkaj të Lushnjes, ku përgatiten fidanë për produkte të ndryshme bujqësore që tregtohen kudo nëpër Shqipëri.

Fermeri tha se merret me këtë biznes prej 13 vitesh dhe punon jo vetëm për brenda vendit por bashkëpunon edhe me shumë kompani nga vende evropiane si Spanja, Franca, Bullgaria.

“Kemi rreth 13 vite që merremi me fidanishte, bëjmë importe nga shumë kompani nga Franca, Spanja, Turqia dhe Bullgaria, që punojnë efektivisht por punën më kualifikuese, duke parë që tokat tona kanë shpenzime të larta, kemi përdorur metodën e shartimit që bimët të prodhojnë më shumë. Ne punojmë më 3 rrethe, Lushnje, Fier, Roskovec, Elbasan, që çojmë farat dhe fidanët tonë.”, tha mes të tjerash fermeri.