Në dosjen e Prokurorisë për kryebashkiakun e Erion Veliajt, thuhet se ai ka qenë i dënuar më parë.

Fakt ky, që nuk është i vërtetë.

Këtë gjë e kanë pranuar dhe vetë prokurorët në sallën e gjyqit këtë të mërkurë.
Ata janë shprehur në gjykatë se në fakt, kemi të bëjmë me një lapsus. Prokurorët kanë thënë se ka qenë një gabim i regjistrit elektronik.