Nga Eduard Zaloshnja

Kur Rama i mori pushtetin Berishës më 2013, për PS-në dhe partitë satelite të saj votuan plot 805 mijë banorë 18 vjeç e sipër (pa përfshirë 195 mijë votuesit e LSI-së dhe PBDNJ-së). Atë vit votuan gjithsej 1.75 milionë zgjedhës, ndërkohë që numri total i banorëve 18 vjeç e sipër ishte 2.05 milionë (sipas shifrave zyrtare të atëhershme të INSTAT-it).

Pas një dekade të Ramës në pushtet, më 2023, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën pothuaj 800 mijë vota (tëndihmuar në terren edhe nga aleatja PSD).  Por parvjet votuan vetëm 1.4 milionë zgjedhës, ndërkohë që numri total i banorëve 18 vjeç e sipër zbriti në 1.95 milionë (sipas shifrave zyrtare tëINSTAT-it).

Pra PS-ja e ruajti murin prej 800 mijë votash për deputetët/kryebashkiakët socialistë gjatë një dekade, edhe pse numri i banorëve 18 vjeç e sipër ra, dhe numri i pjesëmarrësve në zgjedhje ra edhe më shumë (shihni tabelën e mëposhtme). Për më tepër, muri 800-mijësh nuk u trondit edhe pse zv.kryeministri dhe ministra e kryebashkiakë të rëndësishëm socialistë përfunduan në dyert e gjykatave gjatë periudhës 2013-2023.

Përballë këtij muri të qendrueshëm 800-mijësh të PS-së, PD-ja do ta ketë shumë të vështirë në zgjedhjet e majit. Sepse parvjet kandidatët për kryebashkiakë të PD-së (të përkrahur në terren edhe nga LSI, PR, PAA etj.) nuk morën dot më shumë se 500 mijë vota. Ndërsa tani, edhe ata disa dhjetra mijëra emigrantë që pritet të votojnë me postë në maj duket se po mobilizohen më shumë nga PS-ja se sa nga PD-ja…

 

Viti 2013

Viti 2023

Gjithsej banorë 18 vjeç e sipër

2,050,000

1,950,000

Sa banorë 18 vjeç e sipër morën pjesë në zgjedhje

1,750,000

1,400,000

Sa banorë 18 vjeç e sipër votuan për deputetë/kryebashkiakë socialistë

805,000

800,000

SHËNIM: Shifrat janë rrumbullakosur në tre zerot e fundit