Në rubrikën e kësaj të marte “Sy më sy”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar serish se është kundër arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se eshte i panevojshem dhe disproporcional.

“Jam kundër ndalimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Është i gabuar, disproporcional, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet e për të bërë një gjyq të drejtë”, tha ai.