Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ushtroi trysni ndaj drejtësisë, teksa KLGJ reagoi pas deklaratave të tij.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ai nuk bëri sulm, por thirrje për standarde demokratike

“Këshilli i Lartë Gjyqësor që ka një numër të lartë punonjësish, janë rritur 594 punonjësish dhe numri i përgjithshëm i punonjësve ka shkuar mbi 2 mijë veta, në mos unë gabohem. Mirë bëjnë ata që flasin, trysnia, çfarë thashë unë? Ka thënë, siç komiiteti ka nënvizuar në të kaluarën, regjistrimet audiovizuale, të intervistave me personat që pyeten, përbëjnë një mbrojtje të rëndësishme kundër keqtrajtimit, indimidimit, duhet të mbulojnë të gjitha fazat e pyetjes së personave. Komiteti për parandalimin e torturës, thotë, e inkuranjoj Shqipërinë të shtojë regjistrimin audiovizual te të gjithë personat. E thotë këshilli, është standard demokratik. Kemi bërë një reformë me një mbështetje masive të drejtësisë së re, me një personel, që ka shkuar në 3342 punonjës, që paguhen nga buxheti i shtetit shqiptar, dhe në këtë vit që lamë, janë akorduar 1.2 miliardë. Çfarë duhet të bëjmë ne? Të pranojmë që dëshmitë të merren me orë të tëra dhe në und të japin 5 letra për të firmosur, pasi të intimidojnë? Këto nuk janë sulme, janë thirrje për standarde. Çfarë standardi demokratik është që i merr telefonin tjetrit”, theksoi ai.