Kryetari i PD, Sali Berisha kërkonte me ngul, fjalën në Kuvend edhe pasi i mbaroi radha e tij. Ky moment krijoi debate mes tij dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Berisha i tha se do përfundojë tek Erioni, ndërsa kryeparlamenatrja i tha se përgjigjen do t’ia jepte ndryshe po të mos ishte e ulur në atë foltore.
Berisha: Te Erioni do shkosh edhe ti.
Spiropali-Berishës: Mos përfito qe jam në foltore se ta jepja përgjigjen ndryshe
Berisha: Elisa, pëllumbesha më lë të flas mos mi merr minutat.
Berisha: Je një delikuente.
Spiropali: Ju tërheq vëmendjen, s’mund ta përdorni atë gjuhë.
Berisha: Mos ndërhy pra.