Armando Broja tashmë mund të jetë më i qetë, pasi e di se do të mbyllë sezonin te Evertoni, ku ka edhe shanse më të mëdha të jetë përsëri protagonist në fushën e lojës. Sulmuesi shqiptar prej disa javësh është duke u riaftësuar nga dëmtimi në kyçin e këmbës së majtë, por u vendos që nuk do të kishte kthim të parakohshëm te Çelsi.

Riaftësimi i tij, sipas mediave pranë klubit, vazhdon me ritëm më të shpejtë se sa mendohej fillimisht dhe pritet që ai të zbresë përsëri në fushë me ekipin e Evertonit vetëm në pjesën e dytë të marsit.

Kjo praktikisht do të thotë se Broja do të humbasë ndeshjet e marsit të Kombëtares shqiptare ndaj Anglisë dhe Andorrës. Nëse çdo gjë shkon sipas planit dhe ai kthehet në pjesën e dytë të marsit, prania e tij në grumbullim pa minuta në këmbë me klubin thjesht do ta rrezikonte më shumë lojtarin.
Ndaj nuk është aspak çudi që Broja të jetë spektator në ato dy ndeshje, edhe nëse do të rikuperohet në kohë për to, duke pasur si objektiv duelet e dyta të kuqezinjve në muajin qershor.