Nisin zyrtarisht negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për fundin e Luftës në Ukrainë. Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio mbërrit këtë të hënë në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite ku do të takohet me zyrtarë të lartë të Moskës. Kremlini konfirmoi bisedimet duke thënë se drejt Arabisë Saudite për t’u takuar me Marco Rubion te marten do të udhëtojnë Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov si dhe I dërguari i Putin për marrdhëniet me jashtë Yuri Ushakov.

Moska zyrtare deklaroi gjithashtu se një takim mes Presidetit Amerikan Donald Trump dhe Presidentit Rus Vladimir Putin pritet të zhvillohet përgjatëve javëve në vijim. Kreu i Diplomacisë Ruse Sergei Lavrov deklaroi se bisedimet me Shtetet e Bashkuara do të përqëndrohen kryeshit në rivendosjen e marrdhënieve Komplekse mes Moskës dhe Washingtonit si dhe për mënyrën sesi do t’i jepet fund luftës në Europën Lindore. Lavrov u shpreh se ne tryezen e bisedimeve te paqes nuk duhet te kete nje vend per Europen, pasi sipas tij perendimi ne menyre te nenkuptuar po tregon se nuk do ti jap fund kesaj lufte.

Në prononcimin e tij për mediat mbremjen e te dieles , Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi se Zelensky do të jetë I përfshirë në bisedimet për ti dhënv fund luftës ndërsa Associated Press shkruan se një delegacion I Ukrainvs ka mbërritur në Arabinë Saudite. Presidenti Ukrainas ndodhet ne nje vizite zyrtare ne Abu Dabi dhe sipas njoftimeve zyrtare pritet qe ai te vizitoje Arabine Saudie te merkuren .Këshilltari i Presidentit Ukrainas deklaroi të dielën se nuk ka asnjë mundësi që delegacioni i Kievit të takohet me atë Rus për bisedimet e paqes në Arabinë Saudite, duke sinjalizuar kështu se do të ketë takime vetem me Marco Rubion, Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Donald Trump i cili u zotua përgjatë fushatë së tij presidenciale për ti dhënë fund luftës në Ukrainë ka deklaruar se duhet ti jepet fund gjakderdhjes në Europën Lindore, megjithatë Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka zbuluar asnjë detaj mbi planet e tij për ti dhënë fund konfliktit më të rëndë në Europë që prej luftës së dytë botërore. Javën e Shkuar Sekretari Amerikan i Mbrojtje e bëri të qartë se Ukraina nuk mund ti ktheheht kufinjëve të saj të vitit 2014 duke dhënë një sinjal të qartë se integriteti territorial i Ukrainës mund të cënohet në këto bisedime.