Sekretari amerikan i Shtetit, Macro Rubio thotë se një takim i mundshëm midis Donald Trump dhe Vladimir Putin do të varet nga fakti nëse do të arrihet ndonjë përparim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Rubio tha se ai diskutoi një takim të tillë kur u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Arabinë Saudite, duke i thënë zyrtarëve rusë: “Nuk do të ketë një takim derisa të dimë se për çfarë do të jetë takimi”.

Më tej, në një postim në X, ai shtoi: “Unë mendoj se kur të ndodhë ai takim do të varet kryesisht nga nëse ne mund të bëjmë ndonjë përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë.”

Pas bisedimeve në Arabinë Saudite, Trump, i cili foli në telefon me Putinin javën e kaluar, tha të martën se ndoshta do të takohej me liderin rus para fundit të muajit.