Nga Eduard Zaloshnja/

Pothuaj 4.63 milionë shtetas shqiptarë figurojnë në gjendjen civile (ky numër merret për bazë nga KQZ-ja për shpërndarjen e mandateve parlamentare nëpër qarqe).
Nga këta 4.63 milionë, pothuaj 3.73 milionë kanë moshë për votim (pra, figurojnë në listën e zgjedhësve të KQZ-së).
Nga këta të fundit, vetëm 1.93 milionë zgjedhës banojnë në Shqipëri (bazuar në ndërthurjen e shifrave të CENS-23 me koeficientët vjetorë të vdekjeve, emigracionit neto, dhe mbushjes së moshës 18 vjeç). Pra, rreth 1.8 milionë zgjedhës janë në emigracion.

Po si është shpërndarja e këtyre shifrave nëpër qarqe?
Bazuar në burimet e mësipërme, është ndërtuar tabela e mëposhtme, ku bie në sy se Qarku Tiranë ka përqindjen më të ulët të zgjedhësve në emigracion (36.5%), ndërsa qarqet Vlorë e Gjirokastër kanë përqindjet më të larta (63.1% dhe 60.2%). Në rang vendi, plot 48.3% e zgjedhësve janë në emigracion.
SHËNIM: Deri më sot, rreth 170 mijë zgjedhës nga emigracioni janë konfirmuar në KQZ për të votuar me postë, nga 1.8 milionë gjithsej. Ndoshta deri më 4 mars, mund të bëhen 200 mijë.
Qarqet Lista e zgjedhësve të qarkut* Zgjedhës me banim këtu** Zgjedhës në emigracion (Gjithsej minus banues këtu) Përqind në emigracion

Tiranë 947,000 601,000 346,000 36.5%
Fier 419,000 197,000 222,000 53.0%
Durrës 374,000 180,000 194,000 51.9%
Elbasan 360,000 187,000 173,000 48.1%
Vlorë 331,000 122,000 209,000 63.1%
Korçë 295,000 142,000 153,000 51.9%
Shkodër 283,000 124,000 159,000 56.2%
Berat 190,000 117,000 73,000 38.4%
Lezhë 181,000 79,000 102,000 56.4%
Dibër 136,000 84,000 52,000 38.2%
Gjirokastër 128,000 51,000 77,000 60.2%
Kukës 86,000 46,000 40,000 46.5%
TOTAL 3,730,000 1,930,000 1,800,000 48.3%

*Sipas KQZ; **Sipas INSTAT
SHËNIM: Tri zerot e fundit janë rrumbullakosur për lehtësi leximi