Safet Bajri do të dalë nesër para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u njohur me masën “arrest me burg” që iu komunikua ditën e djeshme. Bajri do të dalë para trupës gjykuese bashkë më kushëririn e tij Behar Bajrin dhe mikun e tyre Astmer Bilalin.
Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se Safet Bajri në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin vranë Fatbardh Licin.
SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin, për të cilin ‘fajësoi’, Behar dhe Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin. Po sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.
Për të tre rëndojnë veprat penale: “vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.