Liderja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya ka folur në një intervistë për Euronews Albania rreth situatës politike në Bjellorusi, faktin se sa e rëndësishme është Bjellorusia për sigurinë e Evropës, por gjithashtu është ndalur dhe në jetën personale.
Ajo tha se bashkëshorti i saj ka qenë një i dënuar dhe i burgosur politik për të cilin sot nuk ka asnjë informacion. Liderja e opozitës shprehet se fëmijët janë ata të cilët e kërkojnë dhe pyesin për babanë e tyre më së shumti, por nuk kanë marrë asnjë moment reagim apo përgjigje nga ai.
“Hera e fundit që kam folur me bashkëshortin ishte para 5 viteve dhe ishte vetëm 5 minuta bisedë sepse ishte i dënuar. Këto dy vitet e fundit nuk kam dëgjuar asnjë fjalë për të. Tashmë është në një zhdukje të detyruar. Nuk mund ta vizitoj, nuk mund të kem letra të dërguara prej tij dhe nuk e di nëse është gjallë apo jeton më këtë dhimbje gjatë gjithë kohës.
Fëmijët e mi po i shkruajnë letra atij dhe nuk po marrin përgjigjie. Ata pyesin nëse është mirë apo gjallë babai, pra është një çështje shumë e dhimbshme. Bashkëshorti im është një dhimbje personale e imja por unë dua të çliroj të gjithë të burgosurit”, u shpreh liderja e opozitës bjelloruse.