Detaje të reja janë zbardhur nga seanca maratonë që u mbajt këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme ndaj kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe 6 biznesmenëve të tjerë.

Mësohet se avokati mbrojtës i kryebashkiakut Veliaj ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë, përkatësisht ‘lirim’ kundrejt garancisë pasurore për Erion Veliajn dhe ‘detyrim paraqitje’ për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Ndërkohë që prokurorët e SPAK kanë kërkuar lënien në fuqi të masave paraprake të sigurisë.

Gjyqtarët e çështjes janë tërhequr për vendim, pas seancës që zgjati rreth 6 orë. Në vazhdim pritet vendimi i tyre për 8 të pandehurit.