Është hedhur në Nyon të Francës për fazën e 1/8 të Uefa Champions League.
Shorti ka sjellë përballje interesante, dy prej të cilave mund të konsiderohen fare mirë si finale të parakohshme ku Bayern Munchen do të gjejë përballë Leverkusen, teksa Real Madrid do të ndeshjet me rivalin e përjetshëm të qytetit, Atleticon.
Një ndeshje për të mos u humbur është dhe ajo mes francezëve të Paris Saint Germain dhe Liverpool. Në përballjet e tjera Aston Villa do të luajë me Club Brugge, Dortmund me Lille, PSV-Arsenal, Feyenood-Inter dhe Benfica-Barcelona.
Ndeshjet e para të fazës 1/8 do të luhen më 4-5 mars teksa ato të kthimit më 11-12 mars.
NDESHJET
Paris Saint-Germain – Liverpool
Club Brugge – Aston Villa
Real Madrid – Atletico Madrid
PSV Eindhoven – Arsenal
Feyenoord – Inter
Bayern Munich – Bayer Leverkusen
Borussia Dortmund – Lille
Benfica – Barcelona