Interi ka marrë një goditje të rëndë për moralin në ndeshjen e humbur përballë Juventusit në kampionat. Jo sepse distanca me Napolin kryesues është e madhe, pasi është mëse e rikuperueshme, por sepse ekipi nuk ka shfaqur atë dëshirë që pritej në një ndeshje të madhe si ajo ndaj rivalëve të përjetshëm.

Ekipi përballet me disa ndeshje të rëndësishme në javët në vijim, mes të cilave edhe sfida direkte me Napolin, ndaj drejtuesit kanë vendosur që në stërvitjen e sotme, të mbajnë një fjalim para skuadrës, Presidenti Bepe Marota, por edhe drejtori sportiv Piero Auzilio, kanë qenë përkrah Simone Inzagit duke folur sot për disa minuta para skuadrës.

Asnjë qortim, pasi Interi është plotësisht brenda pritshmërisë sa i përket objektivave sezonalë, por një kujtesë e vogël se tani priste pjesa vendimtare e sezonit dhe pritej që ekipi të përballonte çdo ndeshje me të njëjtën dëshirë që kishte shfaqur më përpara, për të mos pësuar goditje të tjera që mund të rezultonin fatale.