Komike ….. 4 politikanë të hetuar nga SPAK do numërojnë votat e popullit?

Evolucioni i vjedhjes së votës në Shqipëri ka pësuar cikle apokaliptike. Me kalimin e viteve format vjedhjes së votës kanë ndryshuar. Fillimisht vota këmbehej me një thes mielli apo me bagëti, ndërsa më vonë me euro apo favore të mëdha. Nga raportet e OSBE dikur 30% e votës deformohej, pra 500.000 shqiptarë shisnin me lekë apo klering votat e tyre.

Pyetja e parë: A kanë faj ata që blejnë vota apo ata që shesin vota?

Sipas Kodit penal, përgjegjësia shkon tek ata që blejnë sepse nuk mund fusin në burg gjysmë milion shqiptarë. Sipas shumë indiceve dhe informacioneve sikur mos jenë 500 mijë votues të shitur, minimumi janë 200.000 që devijonin dikur votat e tyre në këmbim të: eurove, favoreve, kleringut apo vendit punës.

Me këtë logjikë blerja e votave në Shqipëri është bërë shume e vështirë, e shtrenjtë dhe rrezikshme për dy arsye:

1- 200.000 vota kushtojnë minimalisht 20 milion euro

2- Shpërndarja e 20 milion eurove tek 200.000 votues është e rrezikshme dhe mund zbulohet nga media apo organet ligjzbatuese si BKH apo SPAK

Në këto kushte pushtetit i bie më lirë dhe më sigurt të blej kreun e opozitës sesa 200.000 votues. Nuk është rastësi që Edi Rama nga 2017 deri sot vazhdon josh dhe miklon Bashën dje apo Berishën sot.

Pazari me një njeri është më i thjeshtë dhe me pak kosto sesa me 200.000 demokrat votues.

Kreu i SPAK Altin Dumani ka prezantuar këtë javë strategjinë e luftës kundër krimeve zgjedhore në vigjilje të votimeve parlamentare të 11 Maj.

E dëgjova strategjinë e tij teorike por edhe sikur të jetë i suksesshëm nuk do zgjidh manipulimin e zgjedhjeve.

Në gjithë botën hetimi për manipulimin e garave fillon tek shitja e kundërshtarit.

Me blerje kundërshtari trukohet çdo garë:

– në tendera

– në art

– në futboll

– në boks

– në teknologji.

SPAK duhet hetoj nëse gara është trukuar para se të filloj.

Ata hyn garë por arbitri është i tyre.

Dmth: Populli voton por Rama-Berisha numëron.

Ditën që SPAK deklaroi strategjinë kundër krimeve elektorale, KQZ shpalli komisionerët e 4 partive të vjetra që do numërojnë votat e partive të reja. Zyrtarisht votat e partive të reja do numërohen nga 4 partitë e:

– Salie Berishës

– Tom Doshit

– Ilir Metës

– Edi Ramës

Populli thotë: “Ujkut i kanë varur mëlçitë”

Çfarë hetimi do bëj SPAK kur të pandehurit që ka nën akuzë do numurojnë votat e popullit dhe votuesve që duan ti shohin në burg ata.

Altin Dumani duhet kuptoj që vota nuk vidhet as në kuti dhe as në komision.

Vota paracaktohet nga ata që janë peng i dosjeve penale dhe pas zgjedhjeve do votojnë kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK.

Rezultati i zgjedhjeve nuk përcaktohet në 11 Maj.

Ato 2000 vota të blera nëpër restorante që do zbulohen nga SPAK nuk e zhbëjnë dot manipulimin e një gare që nuk ekziston.

Iku koha e blerjes votës. Nuk harxhon askush lekë të blej votat e katundarëve në fshatra.

Kemi 8 vjet që jetojmë në epokën e shit-blerjes së opozitës dhe kryetarit të saj.

Është çmim okazion. Opozita shit-blihet edhe me klering në varësi të halleve që kanë kryetarët.