Juristi i njohur Spartak Braho e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Duke folur në Dritare tv, ish-deputeti Braho i cilëson “brockulla” akuzat ndaj kryebashkiakut. Ai thekson se asnjë nga akuzat e prokurorisë ndaj Veliajt nuk qëndron.

“Akuzat ndaj tij janë broçkulla.Jo shtëpia këtu, jo makina atje, jo udhëtimet këtu, jo kështu.Ku është pastrimi i parave?! Se ajo është një nga akuzat që i bëhet , në cilin episod Erion Veliaj ka pastruar paratë?!”, theksoi ai.
Duke u ndalur tek Prokurori i kësaj çështje, Braho shprehet se Olsi Dado është zgjedhur në kundërshtim me ligjin duke mos plotësuar kriteret.

“Unë jam shprehur që ky prokuror është emëruar si prokuror në kundërshtim me ligjin, ju e dini shumë mirë”, theksoi Braho.