Kryeministri Edi Rama thotë se duhet standarde demokratike për SPAK.

Në fjalën e tij në grupin e PS, pas dëgjesës me rektorin e UBT, Fatbardh Sallaku, Rama u shpreh se spak duhet të ndërpesë marrëdhëniet me gazetarët specialë

“Ne nuk i thamë Klotidës ke mbështetjen tonë se je e pafajshme, ne nuk i thamë gjykatësve mos e ngacmoni se është e jona, por ne nuk mnd të mos kuptojmë kur kryetarja e Komisionit të Ligjeve merr vesh nga televizori që është person i dyshuarr. Nuk mund ta pranojmë që SPAK është redaksi lajmesh me gazteraë që tundin dosjet. Nuk mund ta pranojmë ne që njerëzit merren dhe intimidohen atje si persona në dijeni, që mos të marrin avokat. Kam informuar ministrin e Drejtësisë, për një intimidim tjetër, të një nëne me dy fëmijë, që i kërkohet të pranojë atë që nuk ka bërë. Po kostot financiare të gjithë kësaj, a duhet t’i kemi parasysh se çfarë po paguajnë shqiptarët? Hallak, por kur paguan një prokuror më shumë se presidentin, do t’i kërkosh edhe standarde dreqi e mori, nuk shkon. Ne na ka zgjedhur ky popull, këto janë detyrat tona. Këenta e sheh SPAK dhe GJKKO, si shpresë për të luftuar PS”, theksoi ai.