“Kam sjellë këtu me vete diçka. Këtu është Zonja e Drejtësisë kështu e kanë ciëlsuar shumë vite më parë ata që kanë vënë themelet e civilizimit tonë. Barra e provës i takon akuzuesit dhe jo të akuzuarit. Shekuj pas shekujsh derisa erdhi dita, drejtësia është kuptuar kështu, me sytë e mbyllur, qoftë nga anët ku janë prokurorët dhe të akuzuarit. Ky imazh do të ishte skulpturë para reformës në drejtësi, e shtrirë kjo zonja me bufin e kënetës me bretkosa dhe vemje. Këtë e zonjë e ngriti PS në këmbë dhe këtë shpatën e ngriti pushteti ekzekutiv, që ia dorëzoi që pas 1912.
Kjo zonja i ka sytë me gjak dhe për këtë kemi arritur të shohim arsyetim gjykatësish që thonë me shkrim: populli kërkon një dënim të madh për x apo y, sepse populli ka mosbesim. ky është fundi, kjo është gjuha e Vladimiroviç Putinit. Nuk është gjuha e Europës. I keni parë ju si përfundojnë të dënuarit përpara xhamave në Rusi? Epo ajolloj drejtësie kurrë këtu. E kemi parë ne atë film.
Çfarë ka ndodhur dhe ndodh sot? Si shpjegohet që nga një anë kërkojnë ti presin kokën dhe nga ana tjetër çdo ditë i çojnë nga denoncimet publike dhe zonja i ka sytë me gjak.