“Është njeri me emër dhe mbiemër se e verifikova. “Ju dëgjova me vëmendje në këtë diskutimin nga dje dhe sot. Jam dashamirës brenda vathës kur një i quajtur X Y merr urdhra Y X nuk po ia them emrin, por ka dhe diçka tjetër që nuk e thatë. E bëtë pyetjen pse tani dhe jo më parë. Pse dy javë, një muaj më parë psh? Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar, i angazhuar në të gjitha çështjet e veçanta me target njerëzit tuaj. Gjyqtarët si prokurorët krahas shorteve elektronike për menaxhimin e punës organizohen edhe në javë dhe ditë gatishmërie për kërkesa të ngutshme dhe ngjarje që kanë nevojë të trajtohen përmes veprimeve të menjëhershme.

Jo, Nesti…ishte aty që në shkurtin e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe iu informoj se gjyqtarët e të tjerë nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest sepse gjyqtari mund vetëm të zbusë masën e kërkuara nga prokurori dhe jo ta ashpërsojë. Por edhe pse ju ligjin e keni bërë për një garanci më shumë në fakt keni garantuar atë 100 përqindëshin e vulosjeve të kërkesave të prokurorisë. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre me ( këtë emrin s’po e them se e keni në parlament) kur ishte ministër i Drejtësisë dhe kryeministër Eduart Halimi. Pastaj përfundoi në GJKKO. Ky dhe një tjetër nga qyteti X i njohur familjarisht si ekstremisht i djathtë kanë trajtuar më së shumti kërkesa për eksponentë të PS. Disa herë në vendimet e tyre disa herë e kanë kaluar cakun e gjyqtarit duke bërë konsderata që ligji nuk ua lejon dhe duke kërkuar ashpërsimin e masave të kërkuara nga prokurorët. Psh trajtohet edhe për këtë vepër pse do të ishte mirë të kërkohej kjo masë nga prokuroria.

I tillë është edhe rasti x që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Së dyti, i njëjti gjyqtar është gjyqtari paraprak për dosjen Toyota Yaris. Vetëm një fakt, ka urdhëruar ndalim publikim të vendimit të tij gjë që nuk e bën, por bën të kundërtën për raste kur duhet të përbalten njerëz të PS për shkak se permenden shumë kolegë të tyre. Por ama ditën 1, vendimin e pati në dorë prapë njëri që e keni në parlament dhe tani e ka bufi i kënetës që ua lexon shqiptarëve komunikime nga Encro Chat në parlament. Të gjitha janë pjesë e përmbajtjes së këtij vendimi gjyqsor i ndaluar për t’u publikuar. Kjo është vepër penale. Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe atij duke thënë që ne do t’i shkrijmë.”, tha Rama.