Presidenti amerikan Donald Trump do të presë presidentin francez Emmanuel Macron të hënën dhe kryeministrin britanik Keir Starmer të enjten javën e ardhshme, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.
Kjo vjen pas një jave tensionesh në rritje mes Ukrainës dhe SHBA-së.
Dy liderët evropianë kanë qenë të vendosur në mbështetjen e tyre për Ukrainën, me Macron që priti bisedimet në Paris në fillim të kësaj jave, ndërsa ekipi i Trump u takua me delegatë rusë në Arabinë Saudite.
Sekretari i Jashtëm, David Lammy, ka riafirmuar mbështetjen e Britanisë për Ukrainën përpara udhëtimit, duke u thënë të pranishmëve në Samitin e G20 në Afrikën e Jugut të enjten se Mbretëria e Bashkuar ka në plan të veprojë si një urë lidhëse midis Evropës dhe SHBA-së.