Milani ka kryer një tjetër goditje në këto orë të fundit të merkatos. Kuqezinjtë kanë arritur të huazojnë deri në fund të sezonit Joao Felix.25-vjeçari nuk arriti të përshtatej mirë te “Blutë” dhe huazimi u pa si zgjidhja më e mirë për sulmuesin portugez. Ai do të qëndrojë te Milani deri në fund të sezonit, teksa kuqezinjtë do të paguajnë vetëm 5 milionë euro nga paga e Felix.