Nga Eduard Zaloshnja

George Gallup ishte i pari statisticien që zhvilloi sondazhe tëopinionit publik, bazuar në një kampion statistikor me rreth 1100 qytetarë të zakonshëm, përfaqësues të një popullsie tëmadhe disa qindra milionëshe. Kompania e themeluar prej tij më 1935 mbetet lidere botërore e sondazheve të opinionit publik (por ka disa dekada që nuk zhvillon sondazhe elektorale).

Qysh nga fillimi i vitit 1961, kompania Gallup ka matur në mënyrë periodike nivelin e miratimit nga publiku amerikan të punës së presidentëve të SHBA-së. Kështu, Presidenti Kenedi e filloi punën e tij më 1961 me nivel miratimi plot 72% dhe nivel mosmiratimi vetëm 6% (shihni grafikun e mëposhtëm). Presidenti Trump e filloi këtë vit mandatin e tij presidencial me nivel miratimi vetëm 47% dhe nivel mosmiratimi plot 48% (e vetmja herë në historikun e sondazheve Gallup kur një president e fillon punën me nivel më të lartë mosmiratimi se miratimi). Ndërsa mandatin e tij të parë (në janar 2017), Presidenti Trumpe filloi me rekordin më të ulët të miratimit nga publiku amerikan – vetëm 45%.