Administrata e Donald Trump po eliminon më shumë se 90% të kontratave të ndihmës së huaj të USAID dhe 60 miliardë dollarë nga ndihma e përgjithshme amerikane në gjithë botë.
Shkurtimet masive do të linin vetëm pak projekte të USAID që të vazhdonin.
Në total, administrata Trump tha se do të eliminojë 5,800 nga 6,200 kontrata shumëvjeçare të USAid, për një shkurtim prej 54 miliardë dollarësh. 4,100 të tjera nga 9,100 grante të departamentit të shtetit eliminohen, për një shkurtim prej 4.4 miliardë dollarësh.
Donald Trump dhe Elon Musk kanë nisur mbylljen e USAID, pasi sipas tyre agjencia ka shpërdorurar paratë e taksapaguesve amerikanë duke avancuar në agjenda liberale.
Më 20 janar, Trump urdhëroi një rishikim 90-ditor të programit të ndihmave dhe ndërpreu fondet thuajse brenda natës.
Ngrirja e fondeve ka ndaluar mijëra programe të financuara nga SHBA jashtë vendit, pasi administrata dhe ekipet departamentit efiçencës qeveritare të Musk kanë hequr shumicën e stafit të USAid nga puna përmes pushimeve të detyruara dhe shkarkimeve.
Punëtorëve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar janë ndaluar të hyjnë në zyra dhe tashmë iu është kërkuar që të mbledhin sendet e tyre për t’u larguar.