Ukraina është një “shembull i meritës, cilësisë dhe shpejtësisë” në procesin e reformave dhe “nëse vazhdon me këtë ritëm”, anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian “mund të ndodhë edhe para vitit 2030”. Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite në Kiev.
“Jam thellësisht e impresionuar nga shpejtësia dhe cilësia me të cilën Ukraina po zbaton reformat dhe po ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm” për t’u bashkuar me BE-në, theksoi von der Leyen, duke lavdëruar vazhdimisht “punën e palodhur” të Kievit “ndërkohë që po lufton një luftë për mbijetesë” dhe “vullnetin e saj politik”.