Vrasja tragjike e 22-vjeçares Frosina Kulakova ka shkaktuar protesta masive në Shkup, Maqedoni. Ajo u vra kur një 20-vjeçar, i dehur dhe pa patentë, e përplasi makinën me shpejtësi 130 km/h në qendër të qytetit.
Kjo nuk ishte thjesht një aksident , ishte pasojë e një sistemi të korruptuar. Shoferi, i dyshuar më parë për disa shkelje, kishte shpëtuar vazhdimisht nga drejtësia falë lidhjeve të familjes së tij me politikanë dhe gjyqtarë. Ai tani ndodhet në paraburgim por vetëm pas shumë rasteve të tjera ku drejtësia është mohuar.
Protestuesit kërkojnë reforma urgjente në tre fusha: një sistem funksional për të mbrojtur të rinjtë në konflikt me ligjin, qytete më të sigurta dhe zbatim më të rreptë të ligjeve të trafikut dhe një fund për glorifikimin e ngarjes së pakujdesshme dhe abuzimit me substanca. Ndërkohë, në Serbi, mijëra njerëz protestojnë pas shembjes fatale të një infrastrukture në Novi Sad, duke kërkuar drejtësi dhe fundin e korrupsionit që vë jetë në rrezik pa pasoja.