Një vajze 11 vjece nga Sukthi i Durrësit ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin rajonal të Durrësit.

Vajza ishte derguar në urgjencën pediatrike por pasi gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohej ndonëse po i jepej ndihma e nevojshme shëndetësore.

Ajo më pas u transportua tek ambientet e spitalit të Durrësit ku iu nënshtruar të gjitha analizave të nevojshme. Burime nga spitali i Durrësit thanë për ABC news se dyshimet janë se kemi të bëjmë me hemoragji cerebrale.