Avokatet e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë shtuar disa argumenta sa i takon ankimimit të masës “Arrest në burg”.
Sipas palës mbrojtëse, vendimit të datës 9 shkurt, ku u caktua në mungesë masa e “Arrestit në burg” për Veliaj i kanë shtuar edhe provat dhe pretendime të tjera që kanë dalë edhe gjatë seancës së dates 12 shkurt, kur kryebashkiaku doli përballë gjykatës.
Argumentat e reja janë dorëzuar të martën me postë dhe ky ankim do të shqyrtohet në një seancë të vetme nga gjyqtari i Apelit te Posaçëm, Engert Pëllumbi. Veliaj mbahet në qeli me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO për korrupsion pasiv në 9 episode dhe për pastrim parash, kryer në bashkëpunim.