Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të mah Ismail Kadare, është parë duke hyrë dhe dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas burimeve të besueshme, qëllimi i vizitës së saj ishte për të shprehur mbështetjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është njohur për kontributin e tij të madh në mbështetjen e artistëve dhe artit në kryeqytet. “Erdha të ndjek Veliajn, më lini në seancë”, mësohet t’i ketë thënë ajo gazetarëve dhe operatorëve të pranishëm në dyert e SPAK.
Kjo vizitë e sotme e zonjës Kadare në SPAK dhe mbështetja e saj publike ndaj Veliajt, konsiderohet si një gjest domethënës në mbrojtje të tij dhe të angazhimit të tij në fushën e artit dhe kulturës.