Vetëm pak ditë më parë, Cristiano Ronaldo festoi ditëlindjen e tij të 40-të, e cila duket se kjo moshë është vetëm një numër për yllin portugez. Në ndeshjen e fundit me Al Nassr, CR7 realizoi një tjetër gol, duke shkuar kështu në kuotën e 924 realizimeve, teksa vijon “ëndrra” për të shkuar në 1000 gola.
Në takimin kundër Al Feiha, skuadra e portugezit arriti të fitonte 3-0, me dy golat e parë që erdhën nga sulmuesi më i ri, Jhon Duran.
Në minutën e 74, Ronaldo vrapo drejt zonës, duke gjetur mjaft mirë një top të hedhur nga Boushal dhe më pas e çoi në rrjetë dhe duke siguruar kështu tre pikët e radhës për Al Nassr.
Kështu, Cristiano vazhdon të udhëheqë listën e golashënuesve në “Ligën Profesionale Saudite”, me 16 realizime, 2 më shumë se ish-shoku i tij te Real Madrid, Karim Benzema.