Resorte luksoze dhe makina, statuja të arta, dollarë që bien nga qielli, kazino, njerëz që kërcejnë. Kjo është gjithçka që shihet në një video të postuar në rrjetet sociale nga Donald Trump për Gazën
Imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale, që tregojnë se si do të jetë Gaza në të ardhmen sipas synimeve të presidentit të SHBA, i cili shfaqet pranë Benjamin Netanyahut pranë pishinës me një koktej.
Miliarderi Elon Musk shfaqet gjithashtu disa herë. Videoja shoqërohet me një këngë në sfond, ku thuhet: “Donald po vjen për të të çliruar, duke sjellë dritë për të gjithë. Nuk ka më tunele, jo më frikë. Trumpi i Gazës është më në fund këtu, duke paralajmëruar një të ardhme të artë dhe një jetë krejt të re.”