Cristiano Ronaldo është një makineri golash dhe këtë gjë e ka treguar dhe njëherë me Al Nassr në Champions-in e Azisë. Vetëm dy ditë përpara ditëlindjes së tij të 40-të, portugezi realizoi një dy-golësh kundër Al Wasl, një sfidë që skuadra e tij arriti ta fitonte 4-0. Në minutën e 44’, Ronaldo dyfishoi shifrat për skuadrën e tij me anë të një 11-metërshi.
Goli i dytë erdhi në minutën e 78’, me portugezin që gjeti mjaft mirë me kokë një top të hedhur nga Mane, duke realizuar një gol fantastik, njësoj si në ditët e tij më të mira kur ishte i ri. Kështu Ronaldo shkon në kuotën e 923 golave në karrierë, teksa ëndrra e tij për të arritur 1000 gola vazhdon.