Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar se ditët e mbështetjes së garantuar të SHBA-së për Evropën kanë mbaruar, pasi ai i kërkoi kontinentit të bashkohet për të krijuar një ushtri dhe politikë të jashtme.
“Disa ditë më parë, presidenti Trump më tregoi për bisedën e tij me Putinin. As një herë ai nuk përmendi se Amerika ka nevojë për Evropën në atë tryezë. Kjo thotë shumë”, tha Zelensky në një fjalim të fortë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Kohët e vjetra kanë mbaruar – kur Amerika e mbështeti Evropën vetëm sepse e kishte mbështetur gjithmonë”, shtoi ai.
Zelensky pranoi se ai “nuk ishte i lumtur” që telefonata e parë e Trump ishte me Putinin, shkruan CNN.
Udhëheqësi ukrainas paralajmëroi se do të ishte edhe “më e rrezikshme” megjithatë nëse Trump takohet me presidentin rus përpara tij.
“Dje këtu në Mynih, zëvendëspresidenti amerikan e bëri të qartë se dekada të marrëdhënieve të vjetra mes Evropës dhe Amerikës po marrin fund. Tani e tutje, gjërat do të jenë ndryshe dhe Evropa duhet të përshtatet me këtë”, tha Zelensky.