Dritan Rexhepi, i njohur ndryshe si “mbreti” i kokainës, ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, në seancën gjyqësore që po mbahet këtë të enjte në GjKKO.

Mësohet se Rexhepi në deklaratën e tij ka mohuar çdo lidhje me Gentian Funiqin, një nga të akuzuarit në këtë çështje. Ai ka thënë se nuk e njeh dhe nuk e ka parë ndonjëherë në jetën e tij Funiqin dhe këtë sipas tij do ta faktojë me prova në vijim

“Në burgun e Pratos kam qenë në siguri të lartë pasi kisha apelin në Firence dhe më mbajtën 10 ditë. Nuk e njoh dhe nuk e kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ta faktoj këtë me prova në vijim,” ka deklaruar ai.