Duke folur nga burgu për emisionin Review Erion Veliaj tha se nuk ka pasur komunikim me kryeministrin Rama gjatë kësaj kohe që është nën arrest sepse sipas tij kjo gjë nuk i është lejuar.
Pyetje – A keni komunikim me kryetarin e partisë tuaj, z. Rama?
“Jo, jam në izolim total. Ols hakmarrësi nuk ka miratuar prej dy javësh asnjë takim – as politikanë të huaj, drejtues të kulteve apo shokë e miq. Kjo është një tjetër provë se ky kurth i kurdisur keq, me anonime, veting, shpallje fajtor pa akuzë dhe izolim total është një njollë jo e vogël e një reforme, që e mbështetën të gjithë”, thotë Veliaj.