Nga Hermes Kafexhiu /
*A mund të jetë i rrezikshëm për tu arratisur një njëri që ka ndërtuar 40 shkolla në Tiranë?
Ka qenë një video virale në 2023 kur Erion Veliaj, në mes të debatit në ‘Opinion’, gjatë fushatës së tij zgjedhore, ku u tha në mos gaboj (po e perifrazoj) “Unë nuk merrem me fjalë, unë ndërtoj shkolla” disa analistëve aty të pranishëm.
Ka një fushatë të egër në këto kohë në rrjete sociale ndaj çdo personazhi që vendoset në vëmendje publike për arsye që lidhen me zhvillimet politike dhe shoqërore, edhe kësaj fushate për fat të keq askush prej nuk ka çfarë t’i bëj. Një fushatë që dëmton jo vetëm familjet e atyre që janë në këtë spirale por edhe të atyre që e shohin këtë spektakël publik, i cili siç e kam thënë më parë, është po aq ngjashëm sa 3000 mijë vjetë më parë, ku njërëzit argëtoheshin kur në koloseun e Romës therreshin njerëz.
SPAK-u ka rritur besueshmërinë në sondazhe me statistikat e veta, i cili është ngritur në çdo nivel të jetës tonë sociale jo vetëm si një “mburojë”, po ka nisur të na duket dhe si një kishë, ndoshta dhe për vetë faktin se Kryeprokurori jonë Dumani është një besimtarë i devotshëm i kishës.
Përtej kësaj ironie ajo që desha të them është se një tjetër ironi fati do të ndodhi nesër. Edhe pse jam mësuar, me paragjykimin duke më emërtuar si të anëshëm, në atë nivel të opinion bërjes që bëj, më duhet të them se nuk është aspak relativizim dhe aspak anëshmëri.
Ne nuk mund të jemi krenar për çdo gjë që organet e drejtësisë thonë, ashtu siç nuk kemi të drejtë t’i sulmojmë ato pa vendime, por nga ana tjetër ne kemi të drejtë të dyshojmë, të kritikojmë qoftë edhe drejtësinë, për mënyrat, për standardet dhe për mëshimin e saj plot epsh për të vendosur statistika.
Nga të vetmet gjëra që unë i kam përkrahur pa dyshimin njerëzor Erion Veliajt janë shkollat. I jap një sintezë personale kësaj fjalie, sepse ky është një opinion personal mbi një çështje publike. Në këtë personale do vendos dhe rolin tim modest të një gazetari që e njeh këtë qytet dhe që një nga shkrimet e tij e të para investigative ka bërë shkrimin “Bulevari hallexhinjve”, ku e kam kritikuar mënyrën që bashkia që drejtohej nga Erioni përdori atë mënyrë, që për mendimin tim duhet të ishte ndryshe. Por nga ana tjetër unë kam ndjekur çështjet e arsimit dhe mbi të gjitha infrastrukturën e tyre.
Erion Veliaj e ka marrë Tiranën në 2015, kur Tirana ishte pothuajse e 10 fishuar nga popullësia e saj që prej vitit 1992. Edhe ta mendosh që asnjë kryetar bashkie përpara Erion Veliajt, nuk kishte përqëndruar logjikën e tij politike për të ndërtuar disa shkolla përshtatur buxhetit, për të përballuar shtimin e popullësisë.
Në 9 vite Erion Veliaj ndërtoi 40 shkolla në kryeqytet. Hapni arkivat, pushteti dictatorial në Shqipëri në 30 vite pushtet ka ndërtuar 90 shkolla.
Ka ndërtuar shkolla, dreqi e mori, u ka dhënë disa brezave një ndjesi më të mirë, një hapësirë më të re.
A mund të jetë i rrezikshëm një njëri, sa për tu arratisur që ka ndërtuar 40 shkolla të reja ?!
Për atë pjesë të Kushtetutës që i takon, Erion Veliaj, një politikan i votuar sot duhet të ishte jashtë për të pritur 7 Marsin e rradhës, që për fatin e tij jo të mirë, por dhe të 40 shkollave, nesër nuk do të jetë.