Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin shqiptaro-francez “Green AI”, ku theksoi rëndësinë e marrjes së ideve nga Franca për të avancuar inovacionin në Shqipëri. Ai njoftoi se Shqipëria është duke zhvilluar një platformë për prokurimet publike që do të përdorë inteligjencën artificiale, duke shmangur korrupsionin dhe rritur transparencën.

Rama shprehu besimin se deri në fund të vitit të ardhshëm, ky sistem do të jetë funksional, duke siguruar integritetin e prokurimeve publike dhe duke e afruar Shqipërinë më shumë me standardet e Bashkimit Europian.

Edi Rama: Të marrim ide nga Franca për të çuar përpara inovacionin. Kemi krijuar platformë, duke zhdukur të gjitha zyrat e kontaktit. Numri i përdoruesve është i jashtëzakonshëm. E-Albania është model suksesi, shmang korrupsionin. Ne duam që të jemi pjesë e BE-së brenda 2030.

Ne duam të ecim shpejt në raport me Inteligjencën Artificiale. Ne duam të bëjmë prokurimet me AI. Shpresojmë që deri në fund të vitit tjetër, kjo të jetë gati e pastaj besoj se nuk do na thotë kush që kemi probleme me integritetin e prokurimeve publike.