Analistët në Mal të Zi vlerësojnë se veprimi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë ndaj BE-së dhe detyrimi për të përmbushur agjendën evropiane është domosdoshmëri për të ardhmen e Malit të Zi.
Përplasjet e shtuara politike mes opozitës dhe disa partive në pushtet po e ngadalësojnë integrimin evropian të Malit të Zi, vlerësojnë analistët .
Ata thonë se veprimi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë ndaj BE-së dhe detyrimi për të përmbushur agjendën evropiane është domosdoshmëri për të ardhmen e Malit të Zi.
“Bashkimi Evropian këmbëngulë në faktin që Mali i Zi sa më parë të bëhet pjesë e saj dhe në këtë mënyrë të bashkohet jo vetëm Mali i Zi, por të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, prandaj duhet veprimi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë”, tha analisti dhe ish kryeredaktori i disa mediave malazeze, Xhevdet Pepiq.
Ndërkaq, analisti dhe kryeredaktori i gazetës në gjuhën shqipe “Koha Javore”, Ismet kallaba vë në dukje se krizat e vazhduershme politike po ndikojnë në mënyrë negative në proceset e integrimit të Malit të Zi.
“Nga viti 2020 kur në pushtet vie kjo shumicë parlamentarekemi në vazhdimësi kriza politike që ka ndikuar në mlënyrë negative në proceset integruese të Malit të Zi. Fakti se deri më tani vetëm 20 për qind të kapitujve Mali i Zi ka përmbushur për mua është zhgënjyese,” tha zoti Kallaba.
Në këtë kuadër analistët e shohin edhe draft-raportin e progresit të Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian ku u bëhet thirrje liderëve politikë që të përqendrohen në integrimin evropian.
“Në këtë kontekst duhet shikuar edhe këto thirrje të BE-së pasi kërkohet që të kalohet nga niveli deklarativ në nivelin e plotësimit të këtyre kapitujve dhe të këtyre kushteve”, tha zoti Kallaba.
Zoti Pepiq beson se stabiliteti politik dhe bashkëpunimi konstruktiv ndërpartiak në këtë fazë është e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt një qëllimi të përbashkët – anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në BE.
“Sa i përket marrëdhënieve të opozitës me shumicën parlamentare duhet të ketë një bashkëpunim konstruktiv si e vetmja rrugë e rrugë e qëndrueshme drejt anëtarësimit të plotë të malit të Zi në BE”, tha analisti Pepiq.
Analistët vlerësojnë se projekt raporti i Komisionit të Parlamentit Evropian, i cili u diskutua të enjtën në Bruksel thekson në mënyrë të qartë nevojën për stabilitet politik, përkushtim dhe angazhim konstruktiv që kapërcen linjat partiake për të ecur drejt mbylljes së kapitujve shtesë./VOA