Më 11 maj shqyrtohet ankimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për masën arrest me burg. Veliaj thotë ekskluzivisht për Report Tv se pret drejtësi që t’i kthehet punës në Tiranë.

Pyetje: Çfarë prisni nga ankimi më 11 mars?

Erion Veliaj: Pres drejtësi, t’i kthehem punës në Tiranë: të bëjmë shkollat në Astir, të sjellim drekën për fëmijët në të gjitha shkollat e Tiranës, të bëjmë gati qytetin për Giro d’Italia dhe Komunitetin Politik Europian, e më e rëndësishmja, të bashkohem me familjen time.