Lionel Messi nuk do jetë gati për dy ndeshjet në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. La Pulga, ndonëse realizoi me Inter Miami një supergol në fitoren 2-1 ndaj Atlanta United, ndjeu një problem muskulor dhe do mungojë ndaj Uruguait dhe Brazilit.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë e ka zyrtarizuar sot mungesën e tij në këto dy ndeshje të mëdha, ndërsa iu uron suksese shokëve të Kombëtares, për të cilët do të bëjë tifo nga larg, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit u lëndua së fundmi dhe për këtë nuk do të jetë në dispozicion të selektorit Lionel Scaloni për duelet e marsit.
“Ndihem keq dhe i mërzitur që do t’i humbë këto ndeshje të rëndësishme me Argjentinën kundër Uruguait e Brazilit.” “Unë vërtet doja të luaja për ekipin kombëtar, por një lëndim i vogël më detyron të pushoj paksa, kështu që nuk do të mundë të jem aty.”
“Do të bëjë tifo prej këtu, njëjtë si çdo tifoz tjetër. Shkojmë përpara, Argjentinë!”