Analisti Ilir Yzeiri është i besimit se Partia Socialiste duhet të reformojë reformën në drejtësi nëse nuk do t’i kthehet në boomerang. Si shenjë të domosdoshmërisë për të bërë ndryshimet rrënjësore Yzeiri sheh arrestimin e Erion Veliajt nga SPAK
“Arrestimi i Veliajt tregoi defekte të rënda që ka pasur SPAK e BKH. SPAK në mënyrë naive i është dhënë një fuqi hetimi në të gjithë institucionet e drejtësisë” tha Yzeiri.
Si ‘skandal’ sheh rastin e ‘përgjimet e anëtarit të gjykatës Kushtetuese’
Kjo strukturë po vepron si organizatë e paligjshme. Reforma në drejësi është e dështuar dhe PS duhet të mendojë mirë për ta reformuar pas zgjedhjeve se për ndryshe do i kthehet në bumerang’ thotë Yzeiri në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri’ për gazetarin Nertil Agalliu.
Ndërsa arrestimin e Erion Veliajt e quan ‘hakmarrje’
“Fuqinë që ia dha ligji e kthyen në një armë hakmarrjeje kundër PS-së. E nisën me arrestimin e nr 2 të PS-së, Erion Veliaj. Kaq mjaftoi që ne të shihnim më me ftohtësi si ishin ndërtuar këto struktura. Përveçse ishin të pamonitoruara … askush nuk ka tagrin të ngrejë padi penale kur ata kapen në shkelje flagrante të ligjit” thotë për Report Tv.
Ndalet dhe tek emërimi si agjent i BKH-së Samet Gurguri, i cili kishte komunikuar me Aloja Xoxën në ëhats app.
“Samet Gurguri, hetuesi që terrorizon Ajola Xoxën natën me një mesazh anonim sikur të ishte gangster i neveritshëm i rrugëve është katapultuar pa meritë. Mua më kanë mbërritur mesazhe ne postën elektronike ku tregohet se ai është fanatik dhe ka marrë pjesë në fushatën elektorale për votat e PD-së. E katapultoi një socialist. Për të parë punën që ka bërë shikoni tenderat në spitalin e Fierit. Kjo tregon shahun që gjendet politika”
Koalicioni ‘Aleanca Shqipëria madhështore?
Në një koment të shkurtër Yzeiri thotë se rezultati do të jetë një humbje e madhe për opozitën.