Juristi kreshnik Spahiu doli sot në emisionin “Frontline” pas intervistës së realizuar me Inteligjencë Artificiale me kryebashkiakun Erion Veliaj nga qelia e paraburgimit ku ndodhet prej një muaji, pas arrestimit nga SPAK.

Ai tha për moderatoren Marsela Karapanço në Report Tv se javën e ardhshme Gjykata e Apelit mund ta ndryshojë masën e arrestit për kryebashkiakun, pasi masa shtrënguese për një zyrtar të lartë është e tepruar, sepse nuk janë marrë parasysh masat e tjera që parashikon Kodi penal.

“Dua t’ju komplimentoj për mënyrën teknike të realizimit të një interviste të tillë me kryebashkiakun. Sepse edhe ditët në vijim do ketë shqyrtim gjyqësor në Apel për masën e kryetarit Erion Veliaj, që prezumohet i pafajshëm, por është i izoluar. Pritet të ketë surpriza në seancën gjyqësore, sepse strategjia e mbrojtjes po justifikon edhe mjetet që zoti Veliaj po përdor e ndjek. Veliaj është ende nën hetim, nuk kemi ende një akuzë të përfunduar nga Prokuroria apo kalim për gjykim, jemi në fazën e dyshimeve të arsyeshme, që çuan në masën e sigurimit. Ajo që pritet është jo që ka apo jo prova, i fajshëm apo i pafajshëm, por një betejë ligjore nëse masa arrest me burg është e ligjshme apo represive. Masë që gjykata e justifikon sipas Kodit Penal apo jo”, tha Spahiu.