Jasir Asani shkëlqeu me Gwangju sot, teksa realizoi dopietë, me ekipin korean që skualifikoi japonezët e Vissel Kobe. Me dy golat në Championsin Aziatik, Asani shkon në kuotën e 9 të tillëve, duke lënë mbrapa kështu lojtar më emër.

Aktualisht, ai renditet në vendin e dytë në listë, po aq gola sa braziliani Anderson Lopes, por Lopes kryeson pasi ka asiste më shumë se futbollisti shqiptar. Ylli kuqezi ka bërë më mirë se Mahrez me 8 gola dhe më mirë se Ronaldo me 7 gola. Gëangju synon që t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni, me Jasir Asanin që kërkon të shënojë edhe më shumë gola.

 


Dede